Pogradec, agravon zjarri në Malin e Thatë, hyn në veprim avioni rumun

Zjarri në Malin e Thatë vijon të jetë aktiv dhe situata është agravuar në drejtim të Pogradecit ndërsa në anën e Prespës për momentin është më e qetë. 

Prej mëngjesit është bërë një fluturim nga avioni rumun dhe pritet që ndërhyrja të vazhdojë gjithë ditën. 

Ndërkohë janë mbi 100 forca në terren që po punojnë.