Anceloti publikon formacionin e Realit 2 orë para finales me Atalantën
Real Madridi dhe Atalanta takohen sonte në finalen e Superkupës së Europës në Varshavë të Polonisë.
“Mbretërit” vijnë në këtë përballje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atalanta vjen si fituese e Ligës së Europës.
Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy teknikë italianë që njihen për taktikat e tyre.
Carlo Ancelotti si zakonisht e ka publikuar formacionin dy orë para ndeshjes, ku në këtë përballje ka vendosur në sulm Kylian Mbappen nga minuta e parë.
Jude Bellingham, Vinicus Junior dhe Rodrygo po ashtu startojnë nga minuta e parë,
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Mbappe, Vinicius.