Ministri izraelit në ‘Al-Aksa’/ Gjermania dhe MB: Provokime të qëllimshme, mund t’i vënë flakën rajonit!
Britania dhe Gjermani kanë dënuar ashpër vizitën e ministrit izraelit të Sigurisë, Itamar Ben-Gvir në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, e njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit.
"Mbretëria e Bashkuar dënon fuqishëm vizitën e qëllimshme provokuese të ministrit Ben-Gvir në vendet e shenjta të Jeruzalemit," tha të mërkurën ministri i Jashtëm britanik, David Lammy.
"Veprime të tilla minojnë rolin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë si kujdestar i vendeve dhe marrëveshjet e gjata të Status Quo,"shkroi Lamy në X.
Gjermania i bashkohet dënimit ndërkombëtar të një vizite të dy ministrave izraelitë në Malin e Tempullit në Jerusalem, duke thënë se pret që qeveria izraelite të ndalojë provokimet e qëllimshme në vendin e shenjtë, të njohur për myslimanët si kompleksi i Xhamisë Al-Aksa.
"Ne hedhim poshtë hapat e njëanshëm që rrezikojnë status quo-në historike të vendeve të shenjta në Jerusalem," poston Ministria e Jashtme në Berlin në platformën e mediave sociale X.
“Ne presim që qeveria izraelite të ndalojë provokime të tilla të qëllimshme”, shton deklarata, duke paralajmëruar se veprimet mund të vënë në flakë rajonin.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir dhe ministri tjetë ri kabinetit Netanyahu, Yitzhak Wasserlauf vizituan kompleksin dhe pretenduan se hebrenjtë mund të luten atje, pavarësisht një marrëveshjeje status quo-je, që ndalon shërbimet hebraike në vend./ Reuters.