VIDEOLAJM/ Zjarr masiv pranë Lushnjes, helikopteri i ushtrisë ndërhyn për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë një zonë me bimësi në Karbunarë të Lushnjes ditën e sotme.

Për shuarjen e flakëve është dashur edhe ndërhyrja nga ajri, me helikopterin e ushtrisë që ka punuar për eliminimin e zjarrit.

Sakaq, beteja me flakët ende vijon, ndërsa autoritetet përkatëse përpiqen të izolojnë dhe shuajnë përfundimisht zjarrin.