Bisedimet në Doha/ Netanyahu thërret takim urgjent për të vendosur kush do të jetë pjesë e ekipit negociator
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim urgjent për të vendosur se kush do të jetë pjesë e ekipit negociator izraelit që do të jetë nesër në Katar.
Për momentin duket se ekipi i ndërmjetësve do të përfshijë kreun e Mossad David Barna, kreun e Shin Bet Ronen Bar, personin përgjegjës për rrëmbimet në emër të IDF, Nitzan Alon dhe këshilltarin politik të Netanyahut, Ofir Fleck.
Prania e këtij të fundit në seancat e fundit të negociatave kishte nxitur protesta nga ndërmjetësuesit e tjerë izraelitë, të cilët thanë se ndjeheshin të "kontrolluar" nga Fleck.
Bisedimet, synojnë arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza, raporton Channel 12.
Një burim amerikan i njohur me negociatat thotë se drejtori i CIA-s, William Burns është planifikuar të marrë pjesë gjithashtu në bisedime.
Bisedimet do të zhvillohen në kryeqytetin e Katarit, Doha, sipas një burimi të afërt me Hamasin dhe një burimi të dytë pranë bisedimeve.