Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në zonën e Ali Demit
Një person është gjendur pa shenja jete në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, pasi nuk ka shenja dhune.
Viktima është i moshës 61-vjeçare dhe me origjinë nga Burreli.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2024, në rrugën "Ali Demi", ka ndërruar jetë shtetasi D. B., 61 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.