Humbi jetën tragjikisht në aksident rrugor, prindërit e sportistit shqiptar vendosin të dhurojnë organet e të birit

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e djeshme në Itali. Lorenzo Çela ka humbur jetën në spital, pasi të dielën pasdite ishte përfshirë në një aksident.
 
16-vjeçari u përplas me një makinë tjetër, teksa po udhëtonte me të dashurën dhe nënën e saj. Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, shqiptari nuk ia ka dalë dot të jetojë.
 
Prindërit e mesfushorit pavarësisht dhimbjes së madhe për humbjen e të birit kanë bërë edhe gjestin e papritur.
Ata kanë vendosur të dhurojnë organet e të birit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian, Calcio Desenzano, ku aktivizohej lojtari, ndërsa u shpehin ngushëllime familjarëve për humbjen e parakohëshme.