Ndezi zjarr në tokën e tij, por u dogjën 50 ha tokë. E pëson 69 vjeçari në Vlorë

Një 69 vjeçar është vënë nën hetim djegies së disa hektarëve tokë në fshatin Velçë të Vlorës.

Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Velçë.

Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”