Përleshje masive në një lokal në Bulqizë, plagosen rëndë dy persona

Përleshje masive mes të paktën shtatë personave të ndarë në dy grupe në Bulqizë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Trebisht, në ambientet e një lokali, dhe policia vendore bëri me dije se motivet janë të dobëta.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Burime zyrtare thanë se pas hetimeve paraprake arrestuan me akuzën "plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, të dyshuarit Azem dhe Pelikron Osmani.

Në pyetje po merren personat e përfshirë në përleshje dhe dëshmitarë të tjerë në fshat, për të mësuar më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së plagosjes e përleshjes.