Champions League/ Lille e Zhegrovës eliminon Fenerbahçen e Mourinhos

Lille i Edon Zhegrovës e ka siguruar kalimin në Play off të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze barazoi në ndeshjen e kthimit 1-1 me Fenerbahcen në Stamboll dhe u kualifikua në sajë të fitores 2-1 nga ndeshja e parë.

Edon Zhegrova mund të konsiderohet vendimtar në këtë sukses, pasi që shënoi golin e fitores para 1 jave.

Në ndeshjen e sotme, sulmuesi kosovar luajti rreth 50 minuta.