Vrau babanë e dy fëmijëve se refuzoi t’i paguante ‘gjobën’/ Mbetet në burg ‘rilindasi’ Denis Meçe, lirohen të tjerët
Rrahu për vdekje Egli Progën në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg ‘rilindasin’ Denis Meçe.
Prokuroria e akuzon për vrasje nga pakujdesia, duke lehtësuar ndjeshëm pozitat e tij.
Gjykata la në burg autorin Denis Meçe dhe me "detyrim paraqitje" 3 personat e tjerë të arrestuar për "moskallëzim krimi" dhe "veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës", lidhur me vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit, konkretisht Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg" për autorin, ndërsa kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja Luljeta Kole. Ndërsa, për tre të tjerët u la në masën e detyrim paraqitje.
Denis Meçe e vrau babanë e dy fëmijëve pasi ai refuzoi t’i paguante ‘gjobën’.
Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.
Proga ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, dhe në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.