Vazhdon zjarri në Lekaj të Lushnjës, fshati tërë natën në mbrojtje të shtëpive

Në Lushnjë, zjarri vazhdon të jetë aktiv në kodrën e fshatit Lekaj. Terreni është i vështirë dhe zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me mjete ujëmbajtëse.

Ndaj, po vijon puna me mjete rrethanore për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e ndërmarrjeve mbështetëse të bashkisë,vullnetarë dhe banorët e fshatin kanë qenë gjithë natën në ruajtje të banesave.