Bie aksidentalisht nga tarraca e katit të 5-të, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga tarraca e katit të 5-të.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në rrugën "Jordan Misja". Shtetasi K. Th., 50 vjeç, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.

‘Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën "Jordan Misja", aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.’- njofton policia.