Ministria mashtron/ Në Selenicë shfaqen disa vatra të reja zjarresh
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se zjarri në Bashkinë e Selenicës është vënë nën kontroll.
Por ndërkohë, SYRI TV raporton se disa vatra zjarri janë regjistruar sërish në Bashkinë e Selenicës edhe mbrëmjen e të hënës.
Zjarre ka pasur pranë fshatrave Velçë, Basha, Mërtiraj dhe në zonën e Malit të Beunit në fshatin Vajzë.
Edhe pse nuk ka një bilanc paraprak, raportohet se është djegur një numër shumë i madh ullinjsh.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këto zjarre.