Dudaev i dhuron një tjetër medalje olimpike Shqipërisë, Berisha: Urime të përzemërta për këtë rezultat!
Pas fitores së medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike, të përfaqësuesit të Shqipërisë, Islam Dudaev, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, e ka përshëndetur këtë fitore, ku i shpreh mirënjohjen dhe përgëzimet për këtë sukses të mundësit në "Paris 2024".
Berisha shkruan:
Medalja e dytë olimpike në mundje për Shqipërinë.
Mundësi i ekipit shqiptar Ismail Dudaev merr medaljen e bronxit në Olimpiadën “Paris 2024”.
Një urim të përzemërt mundësit Ismail Dudaev për suksesin e shkëlqyer që arriti pas atij që arriti dje mundësi tjetër Valiev. Mirënjohje dhe përgëzime për të dy dhe trajnerit të tyre për këtë rezultat shumë të veçantë!