Paris 2024, Dudaev i dhuron një tjetër medalje olimpike Shqipërisë

Ekipi i mundjes i dhuron një tjetër medalje Shqipërisë në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev ka mposhtur në finalen e stilit të lirë për peshat deri në 65 kg rivalin hungarez Ismail Musukaev dhe ka fituar medaljen e bronztë në këtë kategori.

Pas medaljes së fituar nga Valiev një ditë më parë, ekipi olimpik shqiptar fiton një tjetër medalje bronzi në Paris 2024.

Dudaev u ripeshkua, pasi u mposht në çerekfinale një ditë më parë. Ai u kualifikua për në finale pasi rivali amerikan u tërhoq nga gara dhe në finale mposhti rivalin hungarez 13-12, duke fituar medaljen e bronztë, medaljen e dytë për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.