Aksident në Fier-Seman, humb jetën 64-vjeçari
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Topojë. Sipas burimeve të para, një automjet ka tentuar një parakalim të pasigurt dhe ka përplasur një motomjet, që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka humbur jetën shtetasi, Vladimir Sema, 64 vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i viktimës pritet te transportohet në morg për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht në raste parakalimesh
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.
Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.