Lojërat Olimpike, ja kush janë medaljet e fundit të Paris 2024

Po zhvillohet sot dita e fundit e Lojërave Olimpike verore, Paris 2024.

Ditën e sotme do të ndahen edhe medaljet e fundit të eventit më të rëndësishëm sportiv botëror.

Pas medaljes së ditës së djeshme, Shqipëria shpreson për një tjetër medalje Olimpike në sportin e mundjes, pasi Dudaev është në garë për medaljen e bronztë.

Sot do të luhen edhe finalet e fundit të Paris 2024. Finalja e volejbollit për femra SHBA-Itali, finalja e hendbollit për meshkuj mes Gjermanisë dhe Danimarkës dhe finalja e basketbollit për femra mes SHBA-së dhe Francës.

Ndërkohë, ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike do të zhvillohet sontë në mbrëmje, nga ora 21.00 deri në 24.00.