Zjarri në Labovë ende aktiv, zjarrfikëset dhe vullnetarët ‘luftë’ gjatë gjithë natës për shuarjen e tij

Zjarri në Labovë të Gjirokastrës vijon të jetë ende aktiv edhe mëngjesin e së dielës. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrëfikësve, zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme ka vijuar përgjatë gjithë natës deri në mëngjesin e kësaj dite.

Gjatë natës është luftuar me zjarrin për të mos e lejuar që të përbënte rrezik për fshatrat Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogës. Në orën 04:900 btë mëngjesit të së dielës forcat zjarrefikëse ne Gjirokastër u riorganizuan për ndërhyrje në pikat kyce për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit. Lufta me flakët vijon ende.

Në operacion marrin pjesë 37 forca vullnetare nga Bashkia, 6 punonjës me kontratë dhe 14 efektiva zjarrfikeëse.

Njëri grup lufton për izolimin e zjarrit në drejtim të fshatit Labovë, një grup në drejtim të malit. Aktualisht forcat zjarrëfikëse në terren kanë nën kontroll zjarrin, ndërsa po bëjnë përpjekje për shuarjen e plotë të tij.