Fitoi 5 medalje ari radhazi/ Mundësi shndërrohet në legjendë, por papritur njofton tërheqjen

Në Paris, në Lojërat Olimpike, u vendos një rekord i pabesueshëm.

Mundësi kubanez, Lopez Nunez fitoi medalje ari në stilin Greko-Roman duke mposhtur në finale kilianin Acosta Fernandez.

Nunez dominoi totalisht këtë finale duke triumfuar me rezultatin e pastër 6-0.

Në peshën 130 kg, Nunez nuk kishte rivalë, por kjo medalje e artë i dhuroi atij statusin e legjendës pasi kjo ishte medalja e 5-të e artë Olimpike në të njëjtën disiplinë, si askush tjetër më parë.