Tërmeti shkund Kaliforninë

 

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në Lamont të Kalifornisë.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë pothuaje në të gjithë shtetin.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA bën me dije se epiqendra e lëkundjeve ishte rreth 20 km në juglindje të Lamont dhe 30 km në jug të Bakersfild.

Ndërkohë, që tërmeti i parë është pasuar nga 30 paslëkundje më të lehta.