Shantazhonin të miturën me foto intime, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër shantazhonin një të mitur me foto intime që ia kishin marrë me mashtrim në komunikimet që patën në rrjetet sociale.

Dy djemtë e kërcënonin do t’i publikonin fotot nëse ajo nuk u dorëzonte shuma të caktuara parash.

Në dy raste, vajza kishte marre pa leje nga shtëpia rreth 1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot.

Por djemtë nuk u mjaftuan dhe i kërkuan serish para.

Vajza me pas u tregoi prindërve dhe pas kallëzimit në polici, u bë i mundur arrestimi i dy vëllezërve