EMRI/ Humbi jetën pas aksidentit, 29-vjeçari u gjet i vdekur në timon

Policia ka identifikuar shoferin e automjetit, i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e djeshme në Lushnjë dhe humbi jetën.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Erjon Kuka.

Kuka u identifikua pas shumë orësh verifikime, teksa trupi i tij u gjet brenda i pajetë.

“Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën”, njofton policia.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsit të fshatit Zhym, në vendin e quajtur “Sheshpushimi i shoferit”.

I riu ishte përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni dhe kishte përfunduar në një kanal.