Në kërkim nga Policia e Kosovës/ Noizy: Më është ngritur kurth

Reperi Noizy ka reaguar në lidhje me lajmin se Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim së bashku me D.J.Crax duke i akuzuar për ‘’lëndime të rënda trupore’’.

Noizy përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehet se ky është një kurth dhe se ai nuk ka lidhje me ngjarjen.

 

Ai pretendon se nuk është arratisur, por po konsultohet me profesionistë dhe do ta ndjekë në rrugë ligjore ngjarjen.

Mesazhi i Noizyt:

Noizy po kërkohet për shkak se dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.