Basketboll meshkuj/ Gjermania kualifikohet për herë të parë në histori në gjysmëfinale të Olimpiadës

Gjermania bëri një tjetër paraqitje të nivelit të lartë për ta mposhtur Greqinë dhe për të avancuar me këtë rast në gjysmëfinale të Olimpiadës në basketboll.

Gjermanët ishin fantastikë në pjesën e dytë, duke fituar çerekun e tretë 23-16, ndërsa në fund fituan me rezultat 76-63.

Giannis Sina Ugo Antetokounmpo ishte më i miri në këtë ndeshje me 22 pikë, por s’mundi ta ndihmonte Greqinë që ta shmangte humbjen me 13 pikë diferencë.

Nga ana tjetër, Franz Wagner realizoi 17 pikë në fitoren e gjermanëve.

Gjermania avancoi në gjysmëfinale të Olimpiadës në basketboll për herë të parë në histori të saj.