Ndoka: Vangjel, mos bëj thirrje për n/kryetar, se Kryetar do jetë Rama, në Himarë!
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka me anë të një komenti plot ironi, i ka dhënë një këshillë Vangjel Tavos.
Ky i fundit ka disa ditë që shkruar dhe i bën ftesë kandidatit të opozitës në Himarë, Petro Gjikuria që të mos largohet nga Shqipëria, por të qëndrojë në Himarë dhe të punojnë së bashku.
E për këtë arsye, Ndoka i ka bërë një koment epik Vangjel Tavos.
‘Vangjel, mos bëj thirrje për n/kryetar, se Kryetar do jetë Rama, në Himarë!’,shkruan Nard Ndoka në postimin e tij në Facebook.