Dhunoi bashkëshorten, përfundon në pranga 38-vjeçari në kryeqytet

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet. Sipas policisë, K. M., 38 vjeç rezulton banues në Tiranë dhe akuzohet për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.