‘Tapë’ në timon, arrestohen dy të rinj nga Tirana

Dy 39-vjeçarë kanë përfunduar në pranga nga efektivët e qarkullimit. Sipas komunikatës E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje  të dehur.

Policia thotë se tashmë materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.