‘Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë’/ Kandidati i opozitës, Gjikuria: Kartat e skaduara, ky është një problem

Kandidati i Opozitës, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”.

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë ë kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë.

Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, tha ai.