Aktivizohet një vatër zjarri në Konispol, nuk dihet ende shkaku

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin e Saraqinit në Konispol.

Mësohet se zjarri ndodhet mes fshatit Shkallë dhe Konispolit.

Siç shihet edhe në foto, tymi është përhapur në qiell me shpejtësi.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.