Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal, i riu me plagë të rënda

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Lazarat. Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale M.B po drejtonte një automjet të tip Toyota me shpejtësi dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

Gjithashtu i riu është nxjerrë nga makina me plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës.