", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/31/auto_-640-0-1696103503xvjosa-osmani-8-600x360-1701722424562.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Ambasada e Kosovës në Shkup: Të mos shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Osmanit, për qëllime të politikës në RMV

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ka bërë një reagim pas incidentit që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit, me presidenten Vjosa Osmani.

Ambasada e Kosovës në Shkup ka përgënjeshtruar disa lajme që kanë qarkulluar në portalet në Maqedoninë e Veriut.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagimin e bërë në platformën “X”, duke shtuar më tej se informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht.

Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj presidentes së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV.

Ndryshe, presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme ditën e enjte në Aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.

Presidenca e Kosovës ka bërë disa sqarime rreth situatës së krijuar në aeroport, duke rikujtuar se kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike. /Telegrafi/