Rusia u thotë të burgosurve të liruar amerikanë të hyjnë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve
Kremlini ka paralajmëruar një grup të burgosurish të liruar të enjten në shkëmbimin më të madh të tillë që nga Lufta e Ftohtë që të hyjnë në programet për mbrojtjen e dëshmitarëve.
"Tradhtarët tani le të marrin emra të rinj e të maskohen aktivisht nën programet për mbrojtjen e dëshmitarëve," tha ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.
Kremlini shtoi se shpresonte që ata që ishin larguar nga Rusia, të cilët i përshkroi si "armiq", të qëndronin larg, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Tre amerikanët e liruar së fundmi morën një pritje heroike ndërsa zbarkuan në tokën amerikane rreth orës 23:40 të enjten, me Joe Biden-in dhe Kamala Harrisin që i përshëndetën së bashku me familjet e tyre në bazën Andrews në Maryland.
Gazetari Evan Gershkovich, ish-marinsi amerikan Paul Whelan dhe gazetarja Alsu Kurmasheva ishin mes 16 personave të liruar nga Rusia.
Në këmbim, Perëndimi liroi tetë të burgosur, përfshirë vrasësin Vadim Krasikov, i cili po vuante një dënim të përjetshëm në Berlin për vrasjen e një disidenti çeçen në vitin 2019./The Telegraph – Syri.net