Vjosa Osmani kundër BE: Ura e Ibrit, kurrsesi temë dialogu me Serbinë

Përkundër qëndrimit të Bashkimit Europian, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

Sipas saj një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë.

“Vuçiçi nuk ka pse te pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, thekson presidentja e Kosovës në reagimin e saj.