Plazhet e Vlorës bosh/ ‘Narko-shteti zbrazi vendin nga qytetarët e turistët’

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, vazhdon të denoncojë dështimin me turizmin në vend.

Ai publikoi pamje nga plazhet bosh të Vlorës.

POSTIMI I PLOTË

Kjo ishte gjendja në plazhet e Vlorës! Narko-shteti zbraz Shqipërinë nga qytetarët dhe turistët! Rama me korrupsion mbuloi Vlorën për 4 ditë me vello tymi, bloze, helmesh!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje nga Vlora Doktor! Të huaj jo e jo, as shqiptarë nuk u afrohen dot çmimeve. Trishtim i madh, shqiptarët kanë ikur.  Plazhi i Ri në Ujin e Ftohtë.