Aksidenti fatal në Levan, policia: Mjeti doli nga rruga, viktimë një 34-vjeçar

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti që ndodhi këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë ka humbur jetën një 34-vjeçar.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se viktimë në aksident ka mbetur shtetasi Aurel Yzeiraj.

 “Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi Aurel Yzeiraj, 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.