", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/August/01/auto_direktor021722511891.jpg", "width": 900, "height": 551 } }

Petkoviç: Serbia do i vazhdojë pagesat në dinar për serbët e Kosovës

Serbia do të vazhdojë t’i kryejë pagesat për serbët e Kosovës, me dinar serb. Kështu u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale, Petar Petkoviç, kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën.

Ai hodhi edhe akzua në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të pafavorizuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesën e mjeteve financiare.

Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet, sigurimet shoqërore dhe të gjitha përfitimet e tjera… dhe kështu do të mbetet!”, shkroi Petkoviç në X.