SYRI TV/ PD denoncon mungesën e shërbimit shëndetësor, Vokshi: Mungesë ilaçesh dhe barna të skaduar
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi mungesën e shërbimit shëndetësor për qytetarët. Nga selia blu, Vokshi bëri me dije se pacientët përballen me mungesën e medikamenteve dhe të infrastrukurës në spitale, si dhe akzuoi ish drejtuesen e qsut se ka hedhur në treg ilace të skaduara. Deputetja e Partisë Demokratike u shpreh se për këtë situatën në Shëndetësisë janë përgjegjës Edi Rama, dhe Ministrat e Shëndetësisë ndër vite Ilir Beqaj, Ogerta Manastirlliu dhe Albana Koçiu.
SYRI TV
Partia Demokratike denoncoi mungesën e shërbimit shëndetësor për qytetarët. Në një dalje për mediat, deputetja demokrate Albana Vokshi teksa denoncoi koncensionet korruptive në sektorin e Shëndetësisë, bëri me dije se si qytetarët shqiptarë përballen me mungesën e medikamenteve si dhe të infrastukturës në spitale.
Referuar raporteve te KLSH –së, Vokshi akuzoi ish drejtoreshën e QSUT se ka hedhur në treg medikamente të skaduara.
Vokshi deklaroi se Përgjegjësit për këtë situatë në shëndetësi janë Edi Rama, Ministrat e Shëndetësisë ndër vite Ilir Beqaj, Ogerta Manastirlliu dhe Albana Koçiu si dhe Drejtuesit e QSUT.