Përshtatën lokalin për prostitucion dhe shitjen e drogave të forta/ Lezhë, 6 në pranga, një në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazani”, në Lezhë.

Policia zbuloi një lokal, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.

Në pranga përfunduan pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim

Në kërkim u shpall një person, i cili ishte bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet./