Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Emërimi i tij vjen pas largimit të Petrit Malajt nga ky post dhe emërimit të tij si ministër i Financave.

Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.