EMRAT/ Zbardhen 6 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, pranga shefit të krimeve në Durrës

Detaje të reja janë zbuluar gjatë megaoperacionit ‘Plumbi i Artë 2’.

Janë zbardhur 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.

Mes personave për të cilët GJKKO ka vendosur masa sigurie janë dhe dy oficerë policie.

Është arrestuar Martin Musaj, zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, masë sigurie arrest shtëpie dhe për ish-gjyqtaren, Pajtime Fetahu.

Në Durrës është arrestuar shefi i krimeve, Agustin Cinari.

Në pranga është vënë edhe një tjetër efektiv.

Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.