EMRAT/ Përplasjet mes bandave të Elbasanit, në kërkim ‘Dari’, prangoset zv/drejtori i burgut dhe ish-gjyqtarja
Kanë dalë detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK që po zhvillohet në tre qytete si Elbasani, Durrësi dhe Tirana.
I arrestuar është zv.Drejtori i Burgut të Bradasheshit, Martin Musaj, pasi dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale në qytetin e Elbasanit.
Musaj është shkarkuar nga detyra pas arrestimit.
Gjatë operacionit në Elbasan është ekzekutuar edhe masa ‘arrest shtëpie’ edhe për ish-gjyqtaren Pajtime Fetau.
Mësohet gjithashtu se ka disa urdhërarreste edhe për familjarë të fiseve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit.]
i shpallur në kërkim është edhe personazhi i njohur si ‘Dari i Elbasanit’ me tre emra Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç.
Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si ‘Dari i Elbasanit’, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.
Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.
Por emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si ‘Dari i Elbasanit’, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.
Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin ‘Krymi’ dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht ‘Dari’, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.
Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.
‘…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…’, shprehej Dumani.