Kapet ‘mat’ me doza kanabisi dhe municion luftarak, pranga 21-vjeçarit në Vlorë

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë. Sipas uniformave blu, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.