Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen sot para presidentit Begaj

Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj do të betohen sot para presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit do të mbahet në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Begajt do të betohen 3 emrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla do të betohet pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.