‘Tur në gjithë Shqipërinë?’/ Malltezi: E bëj me shumë përulësi...Veprimi në PD është primar
Argita Malltezi ka theksuar se do të angazhohet me përulësi dhe do të kontribuojë në aksionin opozitar.
‘Çështja e veprimit të PD, ka përparësi është primare, kemi hyrë në vit zgjedhor, shpresoj shumë që opozita të zgjohet për interesin e tyre të ngushtë, atë që i prek në lëkurë’, u shpreh Malltezi.
Intervista në studio:
Krasta: Anëtarësia ta kërkon për të treguar historinë tënde në gjithë shqipërinë, do ta kishe bërë?
Malltezi: Nuk vuaj nga mania e madhështisë, e bëj me shumë përulësi pa ma kërkuar njeri. Çështja e veprimit të PD, ka përpsaraësi është primare, kemi hyrë në vit zgjedhor, shpresoj shumë që opozita të zgjohet për interesin e tyre të ngushtë, atë që i prek në lëkurë.