Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Sarandë-Livadhja, dyshimet e para

Një automjet është djegur në aksin rrugor Sarandë – Livadhja.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë fshatit Fanar, bashkia Finiq.

Nga flakët është përfshirë automjeti tip “Mercedes – Benz”. Ngjarja dyshohet aksidentale.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Finiqit dhe atyre të Sarandës kanë bërë që zjarri të mos përhapej më tej. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.