", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/30/auto_drita1722359763.png", "width": 900, "height": 522 } }

VIDEO/ Supergol ndaj islandezëve, Drita kualifikohet në turin e tretë të Conference League

Skuadra e Dritës ka festuar sot në “Zahir Pajaziti” kualifikimin e merituar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare ka mundur edhe në ndeshjen e dytë islandezët e Breidablik, për të vazhduar rrugëtimin e saj në Europë.

Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Islandë, teksa sot ka menduar më shumë që të mos lejonte hapësira para portës së saj për të mos u befasuar nga miqtë.

Të dy skuadrat kishin raste për shënim, por ishin gjilanasit ata që tundën rrjetën në pjesën e dytë.

Kastriot Selmani ishte ai i cili shënoi një gol spektakolar për t’i dhënë suksesin minimal 1-0 skuadrës së tij dhe për të siguruar që Drita të vazhdojë të turin e tretë të aktivitetit europian.