Aksident tragjik/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës
Një aksident tragjik raportohet se ka ndodhur në lagjen 'Sektor Rinia', në Durrës.
Mësohet se një automjet ka përplasur një 55-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë i plagosuri nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.