Rama kryen punë me spiropalizimin e parlamantit, ja me sa vota kaloi ‘mamica’
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, pasi deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë teksa kryeparlamentarja Nikolla njoftonte pikat e diskutimit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se është përjashtuar nga seanca.
Teksa foltorja e Parlamentit është rrethuar nga gardistët, Bardhi është afruar i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë, ndërsa i është drejtuar kryetares së Parlamentit me fjalë të ashpra.
Me 75 vota pro dhe 4 kundër Elisa Spiropali, është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të kaosit që përfshiu sallën e Kuvendit.
Mes kaosit që shkaktoi opozita, Kuvendi ka miratuar me “shpejtësi” ndryshimet në qeveri.
Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre për marrëdhënien me Parlamentin:
79 pro
2 abstenim
2 kundër
Shkarkimi Ervin Metes, ministër financave
78 pro
2 abstenim
5 kundër
Sharkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes
78 pro
2 abstenim
Shkarkohet Taulant Balla, ministër i Brendshëm
84 Pro
Abstenim 0
2 kunder
Emërimet e reja, Petrit Malaj, ministër i Financave,
Pro: 77 pro
2 abstenim
14 kunder
Pirro Vengu. ministri i Mbrojtjejs
77 pro
2 abstenim
12 kundër
Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm
76 pro
2 abstenim
11 kundër
Taulant Balla, ministër për Parlamentin
78 pro
9 kundër