Shkak shkëndija elekrike/ Digjet një banesë në Shkodër

Një banesë në lagjen Tophanë të Shkodrës është shkrumbuar nga flakët. Mësohet se zjarri ka ardhur në pjesën e tavanit të shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje janë tre zjarrfikës që po punojnë për neutralizimin e flakëve. Banesa është në pronësi të familjes Merlika.

Për fat të mirë, në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi nuk ndodhej njeri.